Fundi i muajit mars do të shënojë edhe mbledhjen e Asamblesë së shoqërisë aksionere “Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a.”

Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë klubi shkodran nëpërmjet një njoftimi të bërë publik në faqen e tij zyrtare. Mbledhja do të zhvillohet më datë 30 mars 2017, datë në të cilën do të zhvillohet edhe mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Shkodër. Është pikërisht Këshilli Bashkiak ai që përbën edhe Asamblenë e klubit, për sa kohë që Bashkia Shkodër është aksionere e vetme e tij. Asambleja sipas statutit është thirrur nga ana e administratorit Astrit Gjyrezi dhe nga sa mësohet, do të jenë shtatë pika të rendit të ditës. Asambleja e Klubit Vllaznia, e përbërë nga Këshilli Bashkiak Shkodër, do të mblidhet më 30 mars. Dy të parat kanë të bëjnë me miratimin e pasqyrave financiare të shoqërisë për vitet 2014 dhe 2015, ngaqë për këto periudha Asambleja nuk është mbledhur për t’i miratuar. Një tjetër pikë do të jetë ajo e emërimit të ekspertit kontabël të autorizuar dhe miratimin e skemës së shpërblimit të tij. Për të vazhduar me miratimin e projekt-statutit të shoqërisë KF Vllaznia sh.a, miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të shoqërisë, për miratimin e tarifave për nxënësit e Akademisë së KF Vllaznia sh.a dhe pika e fundit, do të jetë miratimi i projekt- buxhetit të shoqërisë për vitin 2017.

Artikulli paraprakM.MADHE, MIRATOHET BUXHETI I 2017-ës
Artikulli tjetërSHQIPTARËT DUAN TË IKIN, 587 000 KËRKIME NË GOOGLE PËR “AZILIN NË GJERMANI”