Ka nisur puna për asfaltimin e rrugës në fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, një investim i kërkuar prej vitesh nga banorët e zonës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet dhe është takuar me banorët e fshatit. Investimi vjen në kuadër të paketës së ndërhyrjeve në infrastrukturën rrugore që Bashkia Shkodër po zbaton në njësitë administrative.

Banorët e Domnit thonë se kanë pritur prej rreth 30 vitesh asfaltimin e këtij segmenti rrugor. Sipas tyre, mungesa e infrastrukturës ka ndikuar ndër vite edhe në largimin e banorëve dhe braktisjen e fshatit, ndërsa rruga e re shihet si një mundësi për t’i rikthyer zhvillimin zonës.

Domni njihet për pozicionin dhe panoramën e veçantë që ofron mbi Shkodër, duke u cilësuar edhe si “ballkoni panoramik i Shkodrës”. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, e cila është përfshirë edhe në Paketën e Maleve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSIGURIA NË SHKOLLA, MASA TË REJA PËR VITIN ARSIMOR
Artikulli tjetërSITUATA ME ZJARRET NË VEND, 10 VATRA AKTIVE, QINDRA FORCA DHE MJETE NË TERREN