Rrugët e amortizuara dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë kanë qenë prej vitesh një shqetësim për banorët e Grudës në Shkodër. Por tashmë, rikonstruksioni i rrugëve ka nisur, duke sjellë lehtësi dhe përmirësime të ndjeshme në cilësinë e jetës së komunitetit.

Investimi i Bashkise Shkodër zgjidh problemet e vjetra me baltën gjatë dimrit dhe pluhurin gjatë verës, të cilat e bënin të vështirë lëvizjen e banorëve.

Ky projekt është pjesë e një strategjie më të gjerë për permiresimin e infrastrukturës në zonat e Shkodrës, duke sjellë një transformim të domosdoshëm për zonat që prej kohësh kishin mbetur jashtë vëmendjes së investimeve publike.

Artikulli paraprakZGJEDHJET/ NESËR AFATI I FUNDIT PËR KANDIDATËT! RAMA CAKTON ORËN SE KUR DO TË FINALIZOJË LISTËN
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËSON HUMBJEN E PARË PAS 12-VITESH