Për banorët ishte një ëndërr, një pretim i bërë prej më shumë se 10 vitesh nga politikanë të ndryshëm gjatë fushatave elektorale, por falë angazhimit të Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, tashmë rruga Pistull Pacram, është fazën përfundimtare të asfaltimit.

Janë më shumë se 4 km rrugë që lidhin këto fshatra me rrugën nacionale por zgjidhin përfundimisht edhe problematikën e infrastrukturës rrugore për këta banorë. Kryetari i Bashkisë Vau Dejës ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen ne kete segment dhe ka deklaruar se ky investim ishte një nevoje e komunitetit dhe Bashkia ka ndërhyre për tjetërsimin e këtij segmenti.

Vete banorët shprehen se kjo rruge ka qene nje kerkese e kahershme e tyre por në fund behet realitet. 5 mije banorë të kësaj zone tashme brenda pak ditësh do të kenë të asfaltuar plotësisht të gjithë segmentin, nje investim i cili zgjidh përfundimisht nje shqetesim te mbajtur prej vitesh, dhe duke kthyer ketë zone ne identitet.

Artikulli paraprakNGJARJE E PAZAKONTË NË SHKODËR!
Artikulli tjetërINFRASTRUKTURA E DOBËT NË “MARK LULA”