
NGJARJA KA NDODHUR NË LAGJEN XHABIJE NË SHKODËR, SHKAK BOMBULA E GAZIT. Mund të ishte kthyer në një tragjedi për familjen Huti në qytetin e Shkodrës por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësver, policisë si dhe ndihmës së operatorit të shpërndrjes se energjisë elektrike I kanë shpëtuar jetën 60 vjecarjes Vera Huti.
Kjo ngjarje eshte regjistruar rreth ores 12 të së enjtes ne lagjen Xhabije në Shkodër, ku si shkak I asfiksisë nga bombula e gazit, 60 vjecarja ka ngelur e bllokuar në banesën e saj në katin e tretë të një pallati. Kanë qënë banorë të lagjes ato të cilet kane njoftuar fillimisht zjarrfikësit e me pas në vendin e ngjarjes kanë mberritur forcat e policisë dhe automjete të operatorit të energjise elektrike ku vetëm fale tyre është berë e mundur nxjerrja e 60 vjecarjes nga kati I trete I pallatit. punonjësit kanë mundur të nxjerrin gruan nga banesa, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave te plota të kësaj ngjarjeje