Asgjesohen me ane te djegies 2695 bime narkotike ne Gjegjan te Pukes dhe Vorfe te Malesise se Madhe.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme anti-cannabis të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkoder, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, është zhvilluar operacioni anti-cannabis i radhës ku janë asgjësuar me anë të djegies gjithsej 2695 bimë të dyshuara narkotike me gjatësi deri në 2m dhe në toka publike.Marrin pjesë forca të shumta policore nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.Në Pukë, në Njësinë Administrative Gjegjan u asgjësuan 2200 bimë narkotike. Në Malësi të Madhe, në fshatin Vorfe në Njësinë Administrative Gruemire u asgjësuan 495 bimë narkotike .Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHIDHET NGA LARTESIA EMIGRANTI SHQIPTAR
Artikulli tjetërPRANGA SHQIPTARIT NE GREQI.AKUZOHET PER PEDOFILI