OPERACIONI ËSHT Ë ZHVILLUAR NË MAZREK TË KOMUNËS GURI I ZI. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme antikanabis të zhvilluara nga strukturat e Policisë së qarkut Shkodër gjatë orëve të mbasdites së ditës së djeshme u zhvillua një tjetër operacion antikanabis.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin « Mazrek », të komunës « Guri i Zi » në Shkodër, në vendin e quajtur « Tek varrezat Mbishkallë », ka bimë narkotike të mbjella, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer një kontoll të imtësishëm në këtë zonë ku si rezultat i kontrollit u evidentuan ; Tre parcela të kultivuara me bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva , gjithësej 287 bimë narkotike. U bë asgjesimi i tyre në vend me anë të djegies ku një pjesë e këtyre bimëve u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale « Kultivim i bimëve narkotike », Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakPD: SHKOLLAT PO PËRDOREN PËR FUSHATË ELEKTORALE
Artikulli tjetërSUBJEKTET POLITIKE NUK RESPEKTOJNË KODIN ZGJEDHOR