POLICIA E SHKODRES AKSIONE INTENSIVE NË KAPJEN E AUTORËVE. Një sasi prej 6138 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme në vende të ndryshme në qytetin e Shkodrës.Burime nga policia bëjnë me dije se në vendin e quajtur Kroi i Dervishajve në fshatin Mazrek, komuna Gur i Zi, janë gjetur dhe asgjësuar 14 parcela me 1030 rrënjë bimë narkotike, ndërsa në vendin e quajtur Lejthizë, në fshatin Palaj komuna Shosh janë gjetur dhe asgjësuar 3 parcela me 4300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Po te shtunen, policia e Shkodrës ka asgjësuar në vendin e quajtur Logu i Shtogut, në fshatin Ducaj, komuna Shosh, 7 parcela me 733 rrënjë kanabis dhe në vendin e quajtur Murg në fshatin Buzhal komuna Qelëz janë asgjësuar 75 rrënjë.Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.