
Ashpërsimi i masave ndaj azilkërkuesve të refuzuar në Holandë .Të dëbuarit nuk marrin dot mjetet që kanë në pronësi
Ashpërsimi i masave nga autoritetet holandeze kundër azilantëve që u refuzohet kërkesa e qëndrimit, po u kushton shtrenjtë shumë azilkërkuesve shqiptarë. Shumë prej tyre po humbasin edhe pasuritë, që nuk lejohet ti marrin me vete në Shqipëri. ABC News sjell në vijim edhe një rast konkret. E tillë është edhe historia e këtij të riu nga Tropoja. Ai kërkon të kthehet në atdhe me automjetin e tij personal. Por rrezikon që makinën ta humbë përgjithmonë, pasi sipas ligjeve holandeze, riatdhesimi i azilkërkuesve të refuzuar bëhet vetëm me avion. Nisur nga ky rast, por edhe nga kushtet e vështira në të cilat jetojnë azilkërkuesit, ja se si e përshkruan ai gjendjen në e kampeve holandeze të strehimit. Holanda është destinacioni i mijëra shqiptarëve për të kërkuar azil, pas refuzimit në masë nga Gjermania. Kohët e fundit edhe portet holandeze janë bërë vend tranziti për emigrantët shqiptarë që duan të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.






