Një 20–vjeçar shqiptar u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti në Selanik të Greqisë mëngjesin e së shtunës.

Ai është Stelio.M dhe prej vitesh jetonte në Selanik, Greqi. Makina me të cilën po udhëtonte i riu nga Elbasani doli nga rruga dhe u përplas më një automjet të parkuar. Kjo përplasje ishte fatale për të riun, i cili po udhëtonte i vetëm në automjet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, në kilometrin e 6, afër plazhit të Dionisiou.

Artikulli paraprak“NJË KOMB, NJË QEVERI”; “RAMA” DHE “HARADINAJ”, MBLEDHJE TË PËRBASHKËT
Artikulli tjetërKUVENDI HAP DYERT PËR QYTETARËT ME RASTIN E FESTAVE TË NËNTORIT