Është mbyllur me rezultatin 0-0 pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në minutën e 29- të Asllani provon me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca, por portieri Çakir arrin ta ndalë. Topi rikthehet te Muriqi, i cili nuk gjen dot portën.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Hajdari dhe Akturkoglu ndëshkohen me të verdhë pas një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakNATA HISTORIKE E KOSOVËS, FORMACIONET ZYRTARE NDAJ TURQISË
Artikulli tjetërTURQIA SHUAN ËNDRRËN E SHQIPTARËVE PËR NË BOTËROR