Kryedemokrati Lulzim Basha u rikthye sërish sot në Thumanë, zonë e prekur nga tërmeti i një dite më parë, ku janë regjistruar edhe viktima. Ndërsa shprehu mirënjohje për ekipet e kërkim shpëtimit vendas por edhe të huaj, Basha tha se gjendja është e vështirë dhe kërkohet solidaritet maksimal për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.

“Dje kam kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria e shpalli sot, më mirë vonë se hic, është momenti kjo gjendje mos mbetet me llafe.

Qindra familje pa strehë kanë nevojë për mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë në cadra, për shkak edhe të të ftohtit. Minimalisht 6 muaj këta banorë duhet strehuar nëpër apartamente. Qeveria duhet të marr masa që asnjë familje mos mbetet në cadër.

Të merren masa për evidentimin e objekteve ne rrezik, dhe të evakuohen njerëzit kudo që ndodhen, që mos kemi më tragjedi të tilla, duhen masa të menjëhershme për të luftuar shokun që ka kapur shoqërinë kryesisht fëmijët.” vijoi më tej Basha.