Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në mbyllje të procesit të votimit. Kreu i Shtetit falënderon qytetarët për pjesëmarrjen, ndërsa thekson se tani sfida më e madhe është administrimi me integritet të lartë i procesit zgjedhor.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Presidenti iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mesazhi i Metës:

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!

Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.

Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve. 🇦🇱

Artikulli paraprakCELIBASHI: BRENDA 48 ORËVE DO TË DIMË SE KUSH ËSHTË FITUESI I KËTYRE ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetërNIS TRANSPORTIMI I KUTIVE TË VOTIMIT NË QENDRAT E NUMËRIMIT, PRITET TË NISË NUMËRIMI I VOTAVE, SFIDË REZULTATI PËR 48 ORË