Në një punishte të vogël në Shkoder, punon prej më shumë se 30 vitesh, Astrit Bushati, 55 vjeç, një mjeshtër i vjetër i këpucarisë. Duart e tij, tregojnë historinë e një jete të kaluar mes qepjeve, dhe pasionit për zanatin. Ai tregon se gjithçka ka nisur që në rini, kur zanatin e ka mësuar nga dajat e tij, të cilët ishin gjithashtu këpucarë të njohur në zonë.
Në punishte hynë e dalin klientë të rregullt, që prej vitesh ia besojnë atij këpucët për riparim. Kjo punë e ka ndihmuar për siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjen e tij.
Megjithatë, pavarësisht përkushtimit të tij, ai është i shqetësuar për të ardhmen e zanatit. Astriti me keqardhje thotë se sot të rinjtë nuk duan të mësojnë këpucarinë. As fëmijët e tij nuk kanë dëshirë të vazhdojnë këtë profesion.
Punishtja e tij mbetet një dëshmi e gjallë e kohëve të vjetra, ku çdo këpucë ka historinë e vet dhe çdo qepje është bërë me kujdes dhe durim. Astrit Bushati është shembulli i një mjeshtri që ruan një zanat të vjetër, edhe kur e ardhmja duket e pasigurt.

Artikulli paraprakBERISHA: MBËSHTESIM FLORIAN BINAJ
Artikulli tjetërMBI 67 MIJË PALESTINEZË TË VRARË QË NGA FILLIMI I LUFTËS NË RRIPIN E GAZËS