Kina ka nisur një raketë në stacionin e saj të ri hapësinor, ku pjesë e ekuipazhit janë tre astronautë. Anija hapësinore u nis nga qendra e nisjes Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.

Misioni i tyre do të zgjasë gjashtë muaj, koha më e gjatë që astronautët kinezë kanë qendruar ndonjëherë në orbitë të ulët.

Ata do të vazhdojnë të ndërtojnë stacionin, të verifikojnë funksionimin e duhur të pajisjeve, duke kryer eksperimente shkencore, duke mbledhur, për shembull, informacion të vlefshëm se si trupi i njeriut përshtatet me qëndrimin më të gjatë në stacionin hapësinor.

Ekipi gjithashtu do të bëjë dy deri në tre dalje në hapësirë.

Shërbimi kinez i fluturimit në hapësirë ​​e përshkroi fluturimin të suksesshëm dhe siguroi se anëtarët e ekuipazhit ishin “në gjendje të mirë shëndetësore”, sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve New China.

Komandanti i misionit, 55-vjeçari Zhai Zhigang, është një ish-pilot luftarak i cili ishte pjesë e misionit të parë hapësinor të Kinës në vitin 2008.

Ai tha se ekipi do të kryejë operacione “më komplekse” në hapësirë sesa misionet e mëparshme.

Ekipi i astronautëve përfshin piloten ushtarake, Wang Yaping, 41-vjeçare, e cila do të bëhet gruaja e parë që viziton stacionin hapësinor kinez. Në vitin 2013, ajo u bë gruaja e dytë kineze që udhëtoi në hapësirë.

Anëtari tjetër i ekipit është Ye Guangfu, një pilot 41-vjeçar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit.

Astronautët kinezë mbërrijnë në stacionin

Image