Në ambientet e Provincës Françeskane “Zoja Nunciatë” në Shkodër u zhvillua ceremonia promovuese e librit më të ri me poezi të At Pashko Gojçajt, me titull “Kohë në Shtjellë”.
Aktiviteti mblodhi klerikë, studiues, artdashës dhe miq të autorit, të cilët u njohën me krijimtarinë më të fundit poetike të meshtarit nga Malësia e Tuzit. Autori u shpreh i emocionuar për vlerësimet dhe u ndal tek puna e gjatë deri kur këto poezi panë dritën e botimit.

Pjesëmarrësit vlerësuan kontributin e At Pashko Gojçajt në kulturën dhe letërsinë shqipe, ndërsa pedagogu Vincens Marku i bëri një analizë të detajuar poezisë: “Shkodra ka”.

At Pashko Gojçaj ka lindur në Malësi dhe prej më shumë se katër dekadash shërben si meshtar i Urdhrit Françeskan. Ka ushtruar detyra të rëndësishme kishtare. Krijimtaria e tij është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mirënjohje për kontributin kulturor dhe humanitar.

Artikulli paraprakVIJON RINDËRTIMI NGA TËRMETI NË KURBIN
Artikulli tjetërPREMIERA E SHFAQJES “ZYSHË E DASHUR”