Enea Busukja 38 vjec ka qenë shënjester me një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës në lagjen Ndoc Mazi vetëm pak metra larg banesës së tij.
Menjëherë pasi ka tentuar të hap derën e automjetit të tij të punës, ka ndodhur shpërthimi duke i shkaktuar dëme trupore fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën .
Policia e Shkodrës ka nisur menjëherë hetimet lidhr me këtë ngjarje ndërsa pak minuta më vonë në fshatin Dragoc, njësia administrative Postribë policia e Shkodrës ka konstatuar një mjet ëolksëagen që po digjej, i cili dyshohet se është përdorur për të kryer këtë atentat me tritol.
Enea Busukja është punonjës i hetimit tatimos në Shkodër ndërsa nuk ka pasur precendentë të mëparshëm penal.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë së zonës për të zbuluar autorin e dyshuar që ka vendosur lëndën plasëse ndërsa e vetmja pistë hetimi është puna që bën 38 vjecari si inspektor i hetimit tatimor në Shkodër

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, DY TË ARRESTUAR DHE DISA PERSONA TË PROCEDUAR PENALISHT
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË 30 VJEÇAR ME LËNDË NARKOTIKE