
Një atentat i rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e sotme, ku një çift bashkëshortësh është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Balldrenit.
Viktima kanë mbetur Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Audi Q7” në aksin Balldren–Torovicë. Sipas informacioneve paraprake, autorët u kanë zënë pritë dhe kanë hapur zjarr me breshëri plumbash në drejtim të mjetit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të çiftit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.






