
Nje atentat me arme zjarri ndodhi mbremjen e se dieles ne fshatin Rrile te Lezhes, ku u qellua me bresheri plumbash ne drejtim te nje berberhane nga ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci. Ngjarja ndodhi rreth ores 21:00 dhe sipas burimeve janë përdorur dy armë zjarri, ndersa nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një person tjetër, i cili mendohet të ketë qenë shënjestra e sulmit me armë. Pas ngjarjes, ai është larguar dhe nuk është paraqitur në spital, ndërsa policia po ushtron kontrolle në spitale dhe klinika private, ku dyshohet se ai mund të ketë shkuar për mjekim.Per te vertetua dicka te tille ekspertet e policise u rikthyen sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë, pranë biznesit ku ndodhi atentati me armë zjarri.Ata moren gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, të cilëve do t’iu bëhet ADN-ja për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin e tij.
Ndërkohë, nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se autorët kanë qenë tre persona. Ata kanë ardhur me një automjet tip “Audi” dhe njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të berberhanes, brenda së cilës ndodheshin kater persona.Nga veprimet e kryera rezulton se ne momentin e atentatit ka qene rastesisht dhe nje efektiv policie, i cili ka deklaruar se ka qelluar per te neutralizuar autoret, por pa arritur ti identifikoje ata. Nga te shtenat 4 plumba kane prekur dhe dy biznese te tjera perballe berberhanes, por fatmiresisht personat qe ndodheshen brenda kane shpetuar mrekullimisht.Për zbardhjen e ngjarjes, policia po kryen një sërë veprimesh hetimore, ku janë shoqëruar dhe po merren në pyetje disa persona. Po ashtu, po analizohen kamerat e banesave dhe bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet e automjetit të autorëve para dhe pas ngjarjes, teksa ne cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 40 gëzhoja automatiku dhe pistolete.Ndërkohë, berberi Sokol Daci ka marrë tre plumba në pjesë të ndryshme të trupit dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të stabilizuar. Ai ushtronte profesionin e berberit prej vitesh dhe nuk njihej si person problematik apo me precedentë të mëparshëm penalë.






