
Një atentat vetëvrasës i realizuar nga një autobombë, ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e “Puli Mahmood Khan” në Kabul, një zonë rezidenciale ku janë të vendosur dhe ambasadat.
Sulmi kishte si objektiv Njësinë Speciale të Inteligjencës NDS, që është atashuar mbrojtjen e personave VIP. Sipas mediave lokale, janë të paktën 24 viktimat, ndërsa 161 të plagosurit, ndërsa pas sulmit forcat afgane, kanë patur një përplasje me armë. Atentati është marrë përsipër nga telebanët, ndërsa zëdhënës Ministrisë së Brendshme, Siddiq Siddiqi, ka konfirmuar se sulmi ishte një akt kamikaz, ndërsa presidenti i Afganistani, Ashras Ghani, ka dënuar sulmin duke folur për dhjetra viktima.






