Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si ish-QTU në Fier. Bëhet me dije se autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë dhe i plagosuri ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”.

Sipas tij ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Një person ka mbetur i plagosur. Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë. Nga pamjet shihen edhe gëzhojat. Autori ka goditur nga makina në lëvizje në aksin Fier-Vlorë. Personi i plagosur ndodhej në makinën e parkuar tip “Audi”. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka mbetur i plagosur. Edhe pse spitali nuk jep informacione për gjendjen e tij por sipas informacioneve ai është në gjendje të rëndë. Mendohet se i plagosuri është një burrë rreth të 50-ve”- u bë e ditur nga mediat.

Artikulli paraprak“SHQIPONJA” BROJA SHËNOI PËRSËRI, SHIHNI STATISTIKAT DHE VLERËSIMIN E YLLIT TË RI TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetër“AI ISHTE SHQIPTAR DHE THEMELOI EGJIPTIN E RI”/ RAMA VIZITON XHAMINË DHE VARRIN E MUHAMED ALIUT NË KAJRO