Një shqiptar është goditur me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali, dhe sipas raportimeve të fundit të medieve lokale, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat italiane raportojnë sot se policia e qytetit të Tranit arrestoi 2 shqiptarë për tentativë vrasje ndaj një bashkatdhetari.

Të arrestuarit janë Vilson Dapi, 29 vjeç dhe Veli Hakballa, 24 vjeç Pas arrestimit ata u dërguan në Burgun e Tranit. Dy personat e vënë në pranga goditën disa herë me thikë në gjoks Elis Rredhin, i datëlindjes 34 vjeç. Ky i fundit është transportuar në spital në Bari, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raportohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

Artikulli paraprakPREZANTOHET SI PUNONJËS I UJËSJELLËSIT, GRABITET BANESA
Artikulli tjetërGRABITËN 700 MIJË LEKË NË ‘EXCHANGE’ KAPET NJË NGA AUTORËT