Atentat ndaj 2 vëllezërve shqiptarë,plagoset rëndë 25-vjeçari

Një 25 vjecar shqiptar ka mbetur i plagosur në bark si pasojë e një atentati me armë. Ngjarja është shënuar në orët e vona të natës në Monterotondo Scalo, në Romë të Italisë. Atentati ndodhi në rrugën Cilento, pak pas mesnate. I riu është shtruar në spitalin Sant’Andrea të kryeqytetit italian. . Mediat shkruajnë se i riu i cili ishte duke hyrë në shtëpi shoqërohej nga vëllai i tij. Të përditshmet raportojnë se dy persona që po drejtonin një scooter iu afruan shqiptarëve dhe kanë nisur të qëllojnë me breshëri duke plagosur 25-vjecarin i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore,por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.