NGJARJA ËSHTË REGJISTRUAR RRETH ORËS 02:40 TË SË DIELËS PRANË BANESËS SË TIJ. Një atentat me shpërthim me lëndë eksplozive në makinën e kryetarit të komunës Shalë në rrethin e Shkodrës,

 Bal Vuksani 46 vjeç është shënuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.   Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 të mbrëmjes, ku lënda eksplozive e vendosur në automjetin tip “Nissan” fuoristradë me targa AA 702 DP, në pronësi të kryekomunarit, ka shpërthyer por fatmirësisht Vuksani nuk ka qenë në makinë.   Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale të automjetit. Sipas policisë, njoftimi për ngjarjen është dhënë përmes një njoftimi të marrë rreth orës 21:00  se në fshatin Bardhaj, ka patur një automjet të dëmtuar me lëndë eksplozive.   Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë, dyshohet se këto dëmtime janë shkaktuar nga një lëndë plasëse eksplozive. Nga ana tjetër ka nisur puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve si dhe për zbardhjen e ngjarjes. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/ly3T_uYqXog” frameborder=”0″ allowfullscreen ]