Një politikan në Turqi, Cemil Candas, nënkryetari i Stambollit, ka mbetur i plagosur rëndë pasi një person u fut me forcë në zyrën e tij dhe ka qëlluar mbi politikanin.

Televizioni turk NTV raporton se autori i sulmit është futur me forcë në zyrën e Candas, ndërsa më pas janë dëgjuar edhe të shtëna me armë. Sisli, zona ku është kryetar politikani i plagosur drejtohet nga partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Popullore Republikane. Ngjarja më e fundit nga Turqi, vjen pasi kryeministri i vendit pezulloi pushimet për më shumë se 3 milionë nëpunës civilë në mbarë vendin deri në një njoftim tjetër, në bazë të një urdhëri të dhënë nga qeveria ditën e hënë. Situata në Turqi vazhdon të mbetet e tensionuar. Vetëm gjatë së hënës, autoritetet thanë se të paktën 8 mijë zyrtarë të policisë ishin pezulluar, nën dyshimin se kishin lidhje me puçin e dështuar, në fundjavë. Rreth 6 mijë pjestarë të gjyqësorit dhe ushtarakë, përfshirë gjeneralë janë vënë në pranga, ndërsa udhëheqësi turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të pastrojë organizmat shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën dhe kërkoi ritkhimin e dënimit me vdekje.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET AKSIDENTI TRAGJIK I GJEGJANIT NË PUKË
Artikulli tjetërPËRFUNDON TAKIMI RAMA-BASHA-META