ATHINË

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Athinë këtë mbrëmje, ndërsa shënjestër ka qenë një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Attiki”. Policia është njoftuar për plagosjen e një shtetasi shqiptar me precedentë penale.

Mësohet se pasi është qëlluar me armë, ai është goditur edhe nga një mjet. Në të njëjtin orë, dy persona të armatosur kane hyrë në një taksi dhe kanë detyruar shoferin t’i çojë deri në një farë vendi, ku më pas janë larguar me vrap.

Në mjet kanë braktisur një pistoletë. Dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra -tjetrën.

Shoferi i taksisë ka pësuar krizë paniku dhe ende nuk është në gjendje të dëshmojë për ngjarjen.