Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e kesaj te shtune në Shkodër, duke i marrë jetën dy vëllezërve në një atentat kriminal që ndodhi para tek vendi i quajtur Ura e Drishtit në Postribë, Shkodër.

Viktimat janë identifikuar si dy vëllezër nga zona e Postribës në Shkodër, sipas asaj qe konfirmuan burimet zyrtare policore. Ata janë Skënder Shkami, 40 vjeç Abdulla Shkami 50 vjeç.Mesohet se nje nga vellezerit pikerisht Skenderi sapo ishte kthyer nga Anglia per te kaluar vitin e ri prane familjes se tij.Sipas banoreve te kesaj zone dhe vete disa prej pjestareve te familjes viktimat nuk kishin asnje konflikt, duke e bere ende mister shkaqet e verteta qe quan ne kete krim. Dy vëllezërit janë qëlluar me breshëri automatiku në fshat duke u është zënë pritë nga 37-vjeçari Esat Dushaj dhe nuk kanë mundur t’i shpëtojnë plumbave te marre. Hetimet zbardhin se fqinji i Skënderit dhe Abdullait, ka kërkuar dorën e vajzës në familjen Shkami, por duke hasur ne refuzimin e ketyre te fundit . Kjo mbetet pista kryesore nga policia e cila është vënë në ndjekje të autorit Dushaj .Forca policore janë aktualisht në te gjitha akset kryesore dhe kanë rrethuar autorin e dyshuar.

Artikulli paraprakCUNGU SHUMË PRANË VLLAZNISË PËR POSTIN E TRAJNERIT
Artikulli tjetërSHKODRANËT: SHPRESOJMË ZHVILLIME POZITIVE KËTË VIT