Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë zjarri në Rrilë, ku mbeti i plagosur Agron Puka.Vendimi është marrë nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për pushimin e procedimit penal ndaj shtetasve V.T, K.N dhe A.K .Ngjarja për të cilën ata ishin nën hetim ka ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, para shkollës 9-vjeçare në fshatin Rrilë të Lezhës, ku gjate përplasjes me armë zjarri mbeti i plagosur Agron Puka.Tre shtetasit ishin proceduar dhe shpallur në kërkim, per akuzat për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Por pas hetimeve të kryera Prokuroria ka vlerësuar se nuk janë siguruar prova që implikojnë tre shtetasit në ngjarje.Për këtë arsye, organi i akuzes i është drejtuar gjykatës me kërkesë për pushimin e çështjes dhe shuarjen e masave të sigurimit personal të vendosura ndaj tre personave.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË FLAKË DHE NË SHTATOR/ 21 VATRA ZJARRI NË MBARË VENDIN. ZJARRE NË DIBËR, SHKODËR E FIER
Artikulli tjetër“PËRTEJ MURIT-NËNA E KËSHILLIT TË MIRË” NË VENECIA