Athinë – Përgjimet e “Gentit” çuan në shkatërrimin e organizatës së drogës

Pasditen e 8 prill 2016, oficerë civilë të policisë greke vendosën kamera të fshehura që regjistronin lëvizjet e vetura në dy rrugë. Pas kësaj, ata panë në regjistrime në njeri me ngjyrë që i dorëzon nga një paketë të vogël heroinë katër personave që e përdornin atë. Dhjetëra skena të ngjashme u regjistruan në tetë muaj nga policia e Athinës, ndërsa më 25 dhe 26 tetor kryen arrestimet e dhjetëra personave, që merreshin me shpërndarjen e heroinës, kokainës dhe hashashin nyjet kryesore të qendrës së qytetit, pranë një fakultetit dhe dy shesheve. Operacioni i koduar “Chimera” çoi në arrestimin e 67 personave, kryesisht shqiptarë dhe afrikanë. Të paktën, tre prej shqiptarëve të arrestuarve kishin kryesor të furnizimit të rregullt të grupit me drogë, ndërsa kreu i gjithë rrjetit është një shqiptar me pseudonimin Genti. “I vendosur në një zonë të panjohur të Shqipërisë, ai ka mbuluar totalisht anëtarët e organizatës”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”. Në një përgjigj të vendosur në dokumentet e shumta hetimore, Genti thotë: Merr 50, i sjell për ju. Unë u jap atyre dokumentet?”. Në një komunikim të mëvonshëm mes tyre, Genti thotë me tone të ashpra: “Jo, jo mos bisedoni me mua kështu”. Grupi në të shumtën e raste funksiononte në mënyrë autonome. Policia ka vlerësuar se të ardhurat e organizatës janë rreth 19 milionë euro. Zbulimi i grupit erdhi pas hetimeve të zhvilluara për vrasjen e një 32 vjeçari shqiptar, ngjarje e ndodhur Keratsini. Disa nga të pandehurit tashmë të burgosur në burgjet greke. Skema e funksionimit të grupit Në krye të grupit qëndronte shqiptari i njohur me pseudonimin “Genti”, ndërsa pas tij vinin 4 shqiptarë të tjerë. Në rendin e tretë, vinin 3 shqiptarë dhe 4 grekë, ndërsa në nivelin e katërt tre grekë që merreshin kryesisht me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi. Në nivelin e pestë ishin pjesa më e madhe e grupit, përfshirë 17 shqiptarë, një grek, 1 bullgar si dhe 1 rumun. Ata merreshin me magazinimin e drogës. Në nivelin e gjashtë, ishin 6 shqiptarë, 3 grekë dhe një bullgar, të cilët kishin për detyrë të kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike shpërndarësve më të vegjël, që ishin pjesa e fundit e hierarkisë, dhe kryesisht ishin shtetas afrikanë. Grupi besohet se kontrollonte rreth 35% të tregut të drogës në Athinë.

Artikulli paraprakFIDEL CASTRO,SI ISIS.FILMONTE VRASJET QË NË VITIN 1959
Artikulli tjetërBERISHA DO TË OPEROHET, KTHEHET NË VITIN 2017