“Atletik Klub Shkodra” është nisur drejt Italisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të Roverettos, një nga aktivitetet më të rëndësishme për moshat. Pesë ekipe të klubit shkodran do të jenë pjesë e këtij kompeticioni tradicional. Para nisjes, drejtori Elis Legata u shpreh se objektivi mbetet i njëjtë si çdo vit, paraqitje dinjitoze dhe rezultate pozitive për ekipet.
Në të njëjtën linjë ishte edhe kapiteni i ekipit U-15, Siar Hoxhaj, i cili theksoi se skuadra synon të japë maksimumin në fushë dhe pse jo, të rikthehet me trofe nga ky turne.
Ky është viti i 16-të radhazi që “Atletik Klub Shkodra” merr pjesë në turneun e Roverettos, teksa edicioni i sivjetshëm është i 37-ti. Në këtë kompeticion marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme si Italia, Gjermania, Çekia, Holanda, Austria, Serbia, Kuvajti, Singapori dhe shumë shtete të tjera.

Artikulli paraprakMBETURINAT MBULOJNË BRIGJET E LUMIT KIR
Artikulli tjetërPD KËRKON KOMISION HETIMOR PËR AKSHI-N, BARDHI: TË GARANTOHET SIGURIA KIBERNETIKE