Atletika shqiptare do të presë këtë javë turneun ndërkombëtar të atletikës, që do të mbahet në pistën e stadiumit kombëtar ‘Elbasan Arena’.

140 sportistë nga Armenia, Italia, San Marino, Mali i zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të garojnë më 23 maj në 8 disiplina të ndryshme.

Ky është një aktivitet i akredituar në kalendarin sportiv të vitit 2018 të federatës evropiane të atletikës dhe i pranishëm në këtë aktivitet do të jetë edhe vetë presidenti i federatës Svein Arne Hansen.

Presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli shprehet se “ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm për atletikën shqiptare dhe pjesëmarrja e kaq e madhe sportistëve dhe prezenca e vetë presidentit tregon interesin e madh që po tregohet për mbështetjen ndaj sportit të atletikës”.

Nder sportistet qe do te garojne ne kete aktivitet jane edhe dy shkodrane. Madje interesant eshte fakti se dy prej tyre do te tentojne te thyejne edhe rekordet kombetare. Keshtu, i mirenjphuri Izmir Smajlaj do te tentoje rekordin ne garen e kercimit se gjati, per te thyer kesisoj ate qe vete e mban.

Por, interesant eshte edhe fakti se rekord do te tentoje te thyeje edhe sprinteri Franko Burraj. Pikerisht ate ne garen e kercimit se gjati, rekord qe mbahet nga nje tjeter shkodran- Oltion Luli.

Artikulli paraprakNË PËRFUNDIM TË “ANIFEST ROZAFA 2018”
Artikulli tjetërKORRUPSIONI, NDALOHEN DY PUNONJËS TË TASK FORCËS SË UJËSJELLËS KANALIZIME