Vllaznia është shpallur fituese në kampionatin kombëtar të atletikës për meshkuj ndërsa për femra skuadra kampione u shpall Skenderbeu. Garat u zhvilluan në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli vlerëson organizimin e kampionatit për të rinj të atletikës në Shkodër.
Gjergj Ruli është edhe trajner i kampionit të Europës Izmir Smajlaj. Atleti shkodran është i dëmtuar ndërsa tregon këshillën që i dha gjatë Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në Shkodër muajin e kaluar.
Kryetrajneri i atletikës i Vllaznisë Albert Marashi thotë se titulli kampion i të rinjve meshkuj është një tregues për sportistët cilësor që do vijojë të ketë skuadra e të rriturve në të ardhmen.
Për Vllazninë atletët fitues u shpallën Leandro Çardaku, Genald Selhanej, Glenis Haxhiaj, Kolindo Kiri ndërsa shkodranët fituan edhe garën e stafetës në 100 metër nën drejtimin e trajnerëve Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj si dhe kryetrajneri Albert Marashi.