Franko Burraj ishte protagonist i Kupës së Shqipërisë në atletikë, aktivitet që u mbajt dy ditë më parë në Shkodër. Atleti i Vllaznisë tregoi një formë të shkëlqyer, duke thyer rekordin kombëtar në 400-metra, teksa përmirësoi rezultatin e tij të vitit 2022. Një performancë që i dha edhe çmimin e sportistit më të mirë të aktivitetit të zhvilluar në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”. Në një intervistë për “Star Plus”, Franko Burraj shprehet i kënaqur për thyerjen e këtij rekordi nga ana e tij, ndërsa tregoi edhe emocionet e të garuarit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Burraj foli edhe për eventet e rradhës dhe për objektivat e tij në këto aktivitete, ndërsa tha se ndien më shumë përgjegjësi mbi shpatulla, duke qenë se edhe niveli i tij si atlet rritet çdo ditë e më tepër.

Edhe pse nuk është piku i sezonit, atleti i Vllaznisë, Franko Burraj vijon seancat stërvitore sërish për t’u përmirësuar për garat e ardhshme, aty ku rivaliteti do të jetë edhe më i lartë.

Artikulli paraprakKQZ ÇERTIFIKON REZULTATET NË QARKUN LEZHË
Artikulli tjetërPOLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE BASHKËPUNOJNË NË LUFTËN KUNDËR KULTIVIMIT TË BIMËVE NARKOTIKE