Beogradi fatmirësisht është tronditur për të dytën herë. Pas dronit të famshëm atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion ballkani në kërcim së gjati duke bërë që në Serbi të ngrihet flamuri shqiptar.

Një krenari e ndjenjë e veçantë që vjen nga Smajlaj i cili kërceu më shumë se të gjithë kundërshtarët e tij 7.98 duke shënuar kështu edhe një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Që para kampionatit ballkanik Smajlaj kishte shfaqur objektivat e tij për të arritur fitimin e medaljes së arit dhe tashmë ia ka dalë. Një paraqitje fantastike e atletit shkodran dhe trajnerit të tij Vildan Tufi. Gara e Smajlaj ka qenë mjaft e mirë, duke e përmirësuar paraqitjen e tij nga kërcimi në kërcim teksa nga 7.77 ka arritur sëfundmi në 7.98 duke u shpallur kampion ballkani. Kjo është medalja e vetme e Shqipërisë në këtë event Ballkanik. Ndërkohë, në pistë kanë zbritur edhe dy atletë të tjerë kuqezinj. Në garën e 800 metrave për femra, atletja 16-vjeçare Relaksa Dauti garoi në baterinë e parë, ku u rendit e pesta. Ndërsa atleti Eraldo Qerama bëri një paraqitje më të mirë në distancën 800 metra, ku u rendit i dyti në baterinë A. Në garën e 60 metrave, atleti shkodran Bajram Muça u rendit në vendin e 17-të në klasifikimin e përgjithshëm. Pas fitimit të kësaj medalje të arit nga Izmir Smajlaj, shkodrani synon tashmë që të shpall kampion i Europës çka do të ishte edhe rezultati më i mirë për të dhe atletikën shqiptare.

Artikulli paraprakAMORTIZIMI I SHKOLLËS 9 VJEÇARE NË KTOSH
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA DHA MAKSIMUMIN NDAJ KORÇARËVE