Luiza Gega vazhdon të lërë gjurmë në atletikë.

Atletja jonë ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Amsterdam. Ajo u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra pasi e ndali kronometrin në 9:28.52 duke vendosur kështu dhe rekord kombëtar në këtë disiplinë. Në fakt kjo nuk është disiplina e parapëlqyer e Luizës e cila shkëlqen në 800 m, garë ku zuri vendin e parë në Lojërat Europiane Baku 2015. Luiza Gega do të mbajë dhe flamurin në parakalimin e delegacioneve olimpike në Rio 2016