Qëndra kulturore e fëmijëve Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kane organizuar një aktivitet për fëmijët. Në këtë shfaqe kanë qënë prezente këngët,vallet dhe skecet humoristike duke përforcuar kështu edhe një hërë shprehjen se “Shkodra është djepi I kulturës” ku talentet në të gjitha fushat nuk mungojnë.

Drejtori I qëndrës kulturore për fëmijë z.Kujtim Alija në lidhje me aktivitetin shprehet :Në këto ditë të fundit të 2015-ës qyteti I Shkodrës duket mjaft aktiv me organizime të ndryshme duke përfshirë të gjitha grupmoshat ku duket se dëshira për ta mbyllur këtë vit sa më mirë është e të gjithëve jo vetem e atyre që merren me oragizime të ndryshme kulturore. Ky fundvit duket se do të mbyllet me kujtime të bukura për qytetin tonë .

Artikulli paraprakDEBAT MES SEKRETARIT TË PD MARLECI E KËSHILLTARIT NURJA
Artikulli tjetërFËMIJËT E JETIMORES 3-6 VJEÇ, NËN ATMOSFEREN FESTIVE