Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën Fush Krujë-Milot në fshatin Thumanë, ku një Audi A6, ka përplasur makinën e OSHEE.

Si pasoj ka mbetur e plagosur një vajzë 17 vjeçare e cila gjatë momentit të aksidentit gjendej në mjetin tip furgon të OSHEE. Burimet raportojnë se 17 vjeçarja është nisur menjëherë për mjekim në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku është nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHEN 3 MJETE PLAGOSET DREJTUESJA 26 VJEÇARE
Artikulli tjetërMBI 200 VJEDHJE NË SPANJË,GODITET BANDA SHQIPTARE,5 NË PRANGA