Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po ndërhyn në zgjedhjet e krerëve të Shoqatave, ndërkohë që ka përdorur dhe fjalor banal në një takim informal.

Teksa po i përgjigjej komentit të një qytetari nga “Keshillimi Kombëtar” , kryeministri Rama u shpreh se i neverit përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas tij nuk mund te merren për baze asnjëherë askund.

“Andi Cenaj une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua duke klikuar “Keshillimi Kombetar”- shkruan ai ne koment.

Artikulli paraprak4 DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE, BANORËT PROTESTË PARA OSHEE
Artikulli tjetërMANASTIRLIU: TË FORCOJMË MEKANIZMAT E MBROJTJES DHE MBËSHTETJES SË FËMIJËVE