Të paktën 16 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet hyri mes turmës duke përplasur këmbësorët në Melburn të Australisë. Ngjarja ka ndodhur në një stacion tramvaji në kryqëzimin e rrugëve të Flinders dhe Elizabeth rreth orës 5:00 të mëngjesit të së enjtes.

Policia australiane ka arrestuar deri tani 2 persona. Policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën. Nuk dihet ende nëse ngjarja është e lidhur me terrorizmin. Shërbimi i ambulancës shtetërore tha se 13 persona janë dërguar në spital.

Të paktën 3 të tjerë janë duke u marrë mjekim në vendngjarje. Midis të lënduarve është edhe një fëmijë 4-vjeçar në gjendje të rëndë.

Artikulli paraprakPAS TYMUESEVE NË KUVEND, SOT BYROJA E KUVENDIT VENDOS PËR 7 DEPUTETË TË OPOZITËS
Artikulli tjetërNGRICA DERI NË FUND TË VITIT, 2018 NIS ME DËBORË