Pemë të rëna, linja energjie të ndërprea, shtëpi që kanë mbetur pa çati dhe përmbytje masive. Kjo është situata në Sidnej të Australisë  pas stuhisë së rallë që gotiti vendin me erëra që arritën deri në  200 km në orë dhe shira të fuqishëm.

Stuhia e madhe coi qytetin port dhe me temeperatura që arrijnë në  25 gradë celsius thuijse në errësirë të plotë, teksa shërbimet meteorolgjike njoftuan rreth mesditës banorët dhe isntituconet për të marrë msasat e duhura.Shumë fluturime brenda dhe jashtë vendit u anuluan, disa shkolla adhe fabrika u mbyllën, kurse trafiku u përfshi nga kaosi. Sipas autoriteteve lokale, nuk ka të plagosur dhe dëmet nuk janë të përmasave gjigande. Por gjithsesi shumë ndërtesa janë demtuar, xhamat e kamionëve dhe makinave janë thyer, 6 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike teksa shërbimet emergjente kanë marrë më shumë se 200 thirrje për ndihmë. Në periferi të lindjes së  Sydney, një qendër tregtare u  evakuua teksa Australia po përjeton një model të motit të quajtur  El Nino,  fenomen i lidhur me thatësira ekstreme, stuhitë dhe përmbytjet.