Një thirrje urgjente po u bëhet australianëve të rinj aventurierë, për të punuar në bazat Antarktike të vendit, me disa nga postet që ofrojnë rroga madhore për ata që ‘e kanë qejf të ftohtin’.

Programi Australian i Antarktikës njoftonte sot se kërkon 12 anëtarë ekspedite si mekanikë, teknikë komunikimi, pastrues, kuzhinierë me rroga nga $132,000 deri në $155,000 dollarë në vit.

Sipas njoftimit puna nis në tetor dhe kryhet në një prej pesë bazave Antarktike të vendit, në një mision që zgjat vetëm gjashtë muaj në vendin ku temperaturat mund të bien deri në -57C në muajt më të ftohtë.

Banesa dhe ushqimi janë falas në impjantet ku shefa të vërtetë kuzhine përgatisin vaktet e ngrënies për stafin e misionarëve të akullit.

Aplikimet sipas njoftimit zgjasnin deri në 10 korrik 2022.

Raundi i parë i rekrutimeve Antarktike kryhet në dhjetor, për misionet e supozuara të gërmimeve në akull, ku supozohet se do të drejtohen trena rreth 1000 km në brendesi të akullit, për zonat më të thella e të vjetra ku do të gërmohet.

Të gjithë aplikantët do të kryejnë vlerësime të imtësishme të aftësive personale, mjekësore e psikologjike para pranimit.

Rrogat e mekanikëve varionin nga $77,477 plus në vit deri në $63,437 në bonuse.

Teknikët e komunikimit merrnin $83,375 në vit kurse drejtuesit $92,076, të dyja me një bonur prej $63,437.

Në rolet mbështetëse të stacionit për fshiheshin kuzhinierë, pastrues e magazinierë me rroga prej $68,998, plus bonus prej $63,437.