Në kuadër të nismës “Austria Lexon 2016”, është organizuar në shkollën austriake “Peter Mahringer” një aktivitet ku në fokus ishte jeta dhe krijimtaria e shkrimtarit shkodra, Millosh Gjergj Nikolla.

Për të folur për poetin e mjerimit ishte i ftuar kryetari i Ldhjes së Shkrimtarëve – dega Malësi e Madhe, Kadri Ujkaj. Nxënësit u njohën më shumë jo vetëm me veprën, por edhe me jetën personale, vuajtjet dhe sëmudjen që kaloi Migjeni, e cila i mori edhe jetën. Pas këtij bashkëbisedimi pati recitime dhe video të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle. Mësuesi i gjermanishtës dhe organizator i këtij aktiviteti, Karl Heurix, u shpreh se u zgjodh poeti shkodran, pasi ai është një pjesë shumë e rëndësishme e letërsisë shqipe. “Austria lexon” është një nismë letraro-artistike, e cila zhvillohet çdo vit në qytetin e Shkodrës me qëllim nxitjen e nxënësve për të lexuar dhe për të njohur më mirë autorët shqiptarë dhe austriakë. Aktivitetet zhvillohen përgjatë muajve tetor-nëntor.

Artikulli paraprakUDHËRRËFYESI TURISTIK, ME STANDARTET E BE
Artikulli tjetërANTONETA PROGNI, GRUAJA E HUMBUR PREJ 4 DITËSH