Një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës afër Slavonski Brod ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë. Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci. Media kroate index.hr ka bërë të ditur se 45 persona janë pranuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur në aksident.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe presidenti I vendit Ilir Meta, ndërsa shprehet në mesazhin e tij se ndan dhembjen me familjet e viktimave dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta, teksa falënderon autoritetet kroate për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.

Edhe kryeminsitri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave!

Nga ana tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci.

Osmani ka thënë se ky është lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë. “Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar. Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Artikulli paraprakAMBASADORJA KIM: REFORMA NË DREJTËSI PO ECËN NGADALË
Artikulli tjetërDËNIM ME BURG PËR MOHIMIN E GJENOCIDIT TË SREBRENICËS