Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën A4 në Verona, Itali, ku një autobus është përfshirë nga flakët gjatë natës duke u marrë jetën të paktën 16 personave.

Bëhet e ditur se autobusi ishte nisur nga Hungaria, ndërsa në Verona është përplasur me këmbën e një ure. Në mjet ishin duke udhëtuar 55 persona, shumica të rinj. Të plagosurit janë shtruar me urgjencë, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Siç njoftojnë mediat italiane, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhjetëra forca policie e zjarrfikës që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Tani po hetohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.