Pavarësisht përdorimit masiv të biçikletave në qytetin e Shkodrës, korsitë e pakta ekzistuese bllokohen gjatë ditës nga automjetet e parkuara.

Një situatë e tillë vijon prej vitesh, ndërsa rreziku është i vazhdueshëm, kryesisht për fëmijët dhe moshën e tretë.

Përballë automjeteve të shumta të parkuara në të gjitha hapësirat e destinuara për dyrrotakët, drejtuesit e biçikletave detyrohen të zhvendosen në mes të karrexhatës.

Ndërkaq, situata mbetet e njëjtë në të gjithë qytetin. Gjatë vëzhgimit të bërë me kameran e Star Plus, rreziku që u kanoset drejtuesve të biçikletave është evident gjatë gjithë ditës.

Aksionet e policisë rrugore mesa duket nuk kanë dhënë rezultatin e duhur që këto hapësira të përdoren nga ata që lëvizin me biçikleta.

Mijëra qytetarë detyrohen që të ecin në mes të rrugës, pasi nga njëra anë trotuaret, ndërsa nga ana tjetër korsitë e bllokuara, vështirësojnë lëvizjen e tyre.Qytetarët shkodrane si përdoruesit kryesor të biçikletës në vendin tonë kanë sjellë disa herë në vemendje nevojën për rritjen e hapësirave të dedikuara për biçikletat dhe respektimin e sinjalistikës në qytet.

Thirrjet e shoqatave në drejtim të policisë rrugore dhe asaj bashkiake për të shmangur bllokimin e korsive të biçikletave kanë qenë gjithashtu të shumta.Ndërkohë, në muajt e fundit janë regjistruar edhe disa raste të aksidenteve në rrugë me pasoja serioze në dëm të qytetarëve që lëvizin me biçikleta.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakURA E DROJËS, SITUATA MBETET E NJËJTË
Artikulli tjetërVLLAZNIA B HUMBET NDAJ BESËS