Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin Burrel-Tiranë, në vendin e quajtur Shkopet.

Ka qenë një automjet i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë 30 m të thellë. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kol Bruka, 50 vjeç nga Mati.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore dhe ato të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI ILIR META: ZËRI I STUDENTËVE TË DËGJOHET NGA TË GJITHË
Artikulli tjetërARRESTOHET PERSONI QË HODHI PARATË NGA PALLATI