Në Bibliotekën Shkencore të Shkodrës, u zhvillua një takim i veçantë letrar me temë “Autorë shkodranë në botimet e Bard Books”, organizuar në kuadër të projektit “Vepra letrare e Ridvan Dibrës” dhe në bashkëpunim me klubet studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa”. I ftuar special ishte botuesi dhe shkrimtari nga Prishtina, Ag Apolloni. Ai theksoi se autorët nga Shkodra kanë ngjallur një interes të veçantë tek lexuesi kosovar.

Në këtë bashkëbisedim letrar, në qendër ishin botimet e autorëve shkodranë: Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Primo Shllaku, Ledia Dushi, Arjola Zadrima dhe Arben Prendi

Në mbyllje të takimit u organizua një ekspozim librash po dhe diskutime të hapura mes studentëve, pedagogëve dhe nxënësve të shkollave të mesme “28 Nëntori dhe “Oso Kuka”.

Artikulli paraprakVATIKAN, PËRFUNDON FUNERALI I PAPA FRANÇESKUT. ARKIVOLI DO TË TRANSPORTOHET NË BAZILIKËN E ROMËS “SANTA MARIA MAGGIORE”
Artikulli tjetërBOTA I JEP LAMTUMIRËN PAPA FRANÇESKUT