
Shkrimtari dhe studiuesi Nadir Zhabjaku ndërsa ka prezantuar librin e tij më të ri, “Përmendorja e kujtesës”, në një aktivitet kulturor ku të pranishmit patën mundësinë të njihen më nga afër me veprën dhe mesazhet që ajo mbart. Gjatë fjalës së tij, autori foli me pasion për lidhjen e tij të hershme me librin, duke e cilësuar atë si një burim të pazëvendësueshëm dijesh dhe frymëzimi.
Zhabjaku shprehu shqetësimin se të rinjtë po i kushtojnë gjithnjë e më pak rëndësi leximit. Ndër të tjera, ai tha se rinia nuk po krijon më biblioteka të reja dhe se ka një distancim të dukshëm nga libri, dhe kjo është alarmante. Autori i bëri thirrje publikut, veçanërisht brezit të ri, të rikthehen te kultura e leximit.
Në përfundim të aktivitetit, Zhabjaku falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së librave, jo vetëm si objekte fizike, por si pjesë thelbësore e identitetit kulturor.






