Pas Tiranës, një tjetër grabitje është regjistruar po mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës

. Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës është futur në një pikë transferte parash, që shërben edhe për këmbimin e parave në qendër të qytetit duke marrë rreth dy mijë euro.

Agresori me thikë në dorë, i maskuar dhe me doreza është futur brenda pikës duke kërcënuar punonjësen. Fillimisht ai i kërkon që të hapë derën për t’u futur brenda, por punonjësja nuk pranon, ndërsa më pas autori thyen xhamin me thikën.

Pasi ka marrë shumën e eurove ai është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe, por deri tani nuk është arrestuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDROGA NË SHËNKOLL , TELEFONATA URGJENTE I MORI JETËN SHEFIT TE BURGUT
Artikulli tjetërDOSJET GJYKATA E LARTË! 130 VENDIME PËR 24 ORË NGA VETËM… 3 GJYQTARË!