
Salah Abdeslam terroristi që ishte pjesë e sulmeve në Paris u arrestua nga autoritetet belge, por sa duket jo gjithçka ka përfunduar me të.
Autoritetet në Belgjikë ngrenë dyshime se Abdeslam mund të ketë ndikuar në sulmet e sotme terroiste në Bruksel. “Politico” shkruan se lënda plasëse e cila u gjet në apartamentin e Abdeslam ishte bërë gati për sulme terroriste. Ministri i Jashtëm i Belgjikës Didier Reynders kishte paralajmëruar pas arrestit të Abdeslam se ai po përgatiste sulme të tjera. Ai tha se në apartamentin e Salah Abdeslam u gjet armatim i rëndë dhe shumë armë dhe se terroristi i shumëkërkuar kishte edhe njerëz rreth e rrotull të gatshëm për të kryer sulme terroriste.
/ Star Plus TV /


